Categories Lajme

Rritet mosha e daljes në pension, si ndryshon skema për burrat dhe gratë

Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 6 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma e vitit 2014 për tregun e sigurimeve shoqërore në Shqipëri.

Mosha e daljes në pension për gratë është rritur ky janar. Nese në vitin 2022, një grua duhet të kishte 37 vite e 8 muaj, vjetërsi pune për të dalë në pension 61 vjeçe e 4 muaj, këtë vit ajo del në pension kur të mbushë 61 vjeç e 6 muaj.

Ndërkohë, për burrat mosha për të dalë jashtë sistemit të punës është 65 vjeç dhe do të mbetet e pandryshuar edhe për 10 vitet në vazhdim. Por, për ta ndryshon portofoli i sigurimeve shoqërore. Pra, vjetërsia e punës që deri vitin e kaluar njihej për  37 vjet e 8 muaj, për vitin 2023 ajo do të njihet për 38 vjet.

Prej 8 vitesh, skema e pensioneve  ndryshon, si rrjedhojë e reformës së vitit 2014, dhe pritet të ndalet në vitin 2056, kur mosha e daljes në pension të barazohet në 67 vjeç.

Të dhënat nga sigurimet shoqërore tregojnë se pensioni mesatar në vendin tonë është 15 mijë lekë, ndërkohë që përfitues të pagesave mujore janë 670 mijë individë.

Llogaritet që çdo vit, rreth 40 mijë qytetarë dalin nga tregu i punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME