Categories Lajme

I dënuar me burg në Itali, kapet në Vlorë 53-vjeçari

Një 53-vjeçar shqiptar, në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një grupi kriminal është vënë në pranga në Vlorë.

Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj, banues në Vlorë mësohet se është “shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.”

Shqiptari u arrestua në lagjen “10 Korriku”, në qytetin e Vlorës. Kapja dhe arrestimi i përkohshëm i tij, sipas efektivëve u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sipas uniformave blu, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me mbi 19 vjet burgim.

Finalizohet nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albania, operacioni policor i koduar “Midday”.

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i shkëmbimit në kohë reale të këtij informacioni.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albania, si rezultat i inteligjencës policore dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midday”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në lagjen “10 Korriku”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj, 53 vjeç, banues në Vlorë.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME