Categories Lajme

I dënuar me burg për falsifikim të dokumenteve të pronësisë, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar, i dënuar me burg për falsifikim të disa dokumenteve të pronësisë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.M., banues në Dhërmi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Dhërmi, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Velçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. C., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, në rrugë, një shtetase të huaj 34 vjeçe. Matarialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME