Categories Lajme

I dënuar me tre vite burg në Greqi, KQZ nuk i heq mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, ja argumentet

Qerim Ismailaj, do të vazhdojë të jetë kryetari i Bashkisë së Mallakastrës. KQZ vendosi sot vazhdimin e mandatit të tij, pavarësisht se Prokuroria kishte zbuluar dënimin e tij me 3 vite burg në vitin 2000 nga një gjykatë greke.

Deklarata e Ilirjan Celibashit Bazuar në nenin 19, të Kodit Zgjedhor, vendos konstatimin se Qerim Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, Bashkia Fier, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji 138, vazhdimin e mandatit të zotit Qerim Ismailaj si kryetar bashkie.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimim në KAS brenda 3 ditësh. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Shpjegimi i avokatit Përfaqësuesi ligjor shpjegoi sot ne seance se Qerim Ismailaj, në vitin 2000, është përfshirë në një konflikt nga i cili ka mbetur vetë i dëmtuar dhe si pasojë ai ka qenë për disa kohë edhe në gjendje kome.

Nga shpjegimet e dhëna ka qenë thjesht i përfshirë por s’ka dëmtuar askënd por është dëmtuar rëndë si pasojë e dhunës nga persona të tjerë e në gjendje kome ka vijuar mjekimin.

Veprat penale të parashikuara nga kodi penal i Greqisë mund të gjej zbatim vetëm në dispozitën e Kodit Penal të Shqipërisë, dispozitë që parashikon se rrahja e cdo vepër tjetër përbën kundravajtje penale e dënohet vetëm me gjobë.

Subjekti ka qenë në kushte shtrimi spitalor e është operuar në gjendje kome, nga ana e subjektit është shkaktuar dhunë e nuk është person që ka shkaktuar vepër penale.

Subjekti është viktimë e veprës penale dhe jo autori i veprës. Subjekti s’ka marrë asnjë herë dijeni në raport me gjykimin që është ushtruar në mungesë, duke mos i dhënë mundësine e mbrojtjes ligjore. Dënimi i vetëm që mund të jepej nga gjykata shqiptare ëshrtë vetëm dënimi me gjobë.

Subjekti ka pasur hyrje dalje të shumta në shtetin grek e nuk është ndaluar për t’u përgjigjur për veprën penale që akuzohet se dhe vetë shteti grek në materialet që i ka sjellë prokurorisë thotë se s’ka pasur asnjë shkak për të ushtruar ndjekjen se dënimi është konsideruar në mungesë .

Subjekti ka të afërmit e vet në shtetin grek aq më teper në ishullin ku ka ndodhur kjo ngjarje, e në asnjë moment s’është ndaluar nëga autoritetet greke për tu vënë në dijeni apo për tu ekzekutaur ky vendim penal”, tha avokati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME