Categories Lajme

I dënuari me 25 vite burg dëshmon në gjyq për vrasjen e babë dhe bir në Elbasan

Një i dënuar me 25 vite heqje lirie është transportuar këtë të mërkurë nga ambientet e burgut të Peqinit në Gjykatën e Posaçme të SPAK. Bëhet fjalë për Armand ose Butrint Hasanin që po vuan dënimin për vrasjen e Sokol Çapjas në 2015 në Elbasan. Ai është shoqëruar nga forca të shumta policie në cilësinë e dëshmitarit në procesin penal që po zhvillohet kundër Ervis Bardhit, Ardjan Çapjas, Klajdi Dokolit dhe Etien Canit, të cilët akuzohen se kanë kryer në bashkëpunim v rasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në 15 gusht 2012 në Elbasan.

Hasani ka rrëfyer se njihej me viktimën Gentian Beqiri dhe ishin shokë pasi të dy kanë qëndruar në një burg kur akuzoheshin për vrasjen e Sokol Çapjas. Ai tha para gjykatës se njihej edhe me të pandehurin Ervis Bardhi pasi edhe me të kishte qëndruar në burg. Sa i përket çështjes për të cilën ishte thirrur, Hasani tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur pasi në atë kohë ka qenë në burg. Ai nuk ka bërë komente nëse ai apo familjarët e tij kishin marrë kë rcënime apo të kenë pasur konflikte me anëtarë të familjes Çapja.

Në seancë u pyet edhe Erion Meka, pronari i makinës Benz që u gjend e djegur në Elbasan pas kryerjes së krimit. Meka tha se makinën e kishte shitur 8 milion lekë, tek dy persona të tjerë, që më pas janë identifikuar nga policia kriminale si Ervis Bardhi dhe Olsi alias Jorgo Leku. Këta të fundit nuk i kishin ndryshuar pronësinë mjetit. Pas shitjes së makinës, Meka, ka treguar se nuk është interesuar më se çfarë kanë bërë më pas këta persona, vetëm kur ka shkuar policia dhe i ka trokitur në derë.

Në gjyq u paraqit dhe Qamil Hasa, kunati i të pandehurit dhe bashkëpunëtorit të prokurorisë, Ervis Bardhi. Ai tha se Bardhi kishte rëndë disa herë në burg, ndërsa ka thënë se nuk kishte dijeni që ai të ishte përfshirë në vrasjen e babë e bir. Të mërkurën ishte parashikuar të pyeteshin edhe Behije Arapi, nëna e Gentianit dhe gruaja e Nezirit, vajza e saj Valbona Beqiri, Aurela Bardhi, gruaja e Ervis Bardhit, polici Neshat Budani, Kujtim Ajazi, Albert Uzuni, Geralda Teta dhe Astrit Cani. Për shkak të mosparaqitjes së tyre, gjykata vendosi ti ripërsëritë fletë-thirrjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME