Një histori aspak e zakontë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 23-vjeçare ka folur për katër vjet me rradhë me babain e saj të vdekur. Është vërtetë e çuditshme, por ja që ka ndodhur me 23-vjeçaren Chastity Patterson e cila historinë e trishtë e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Duke qenë se ajo nuk e përballonte humbjen e të atit, vazhdoi sërish t’i shkruante mesazhe në numrin e tij të celularit pavarësisht se ai kishte ndërruar jetë. Por çuditërisht dikush i ktheu përgjigje nga ana tjetër e telefonit, dhe vajza vazhdoi të fliste duke besuar se është babai i saj. Pra për katër vite me rradhë 23-vjeçares amerikane i kishte kthyer përgjigje një i huaj i cili kishte humbur vajzën e tij në një aksident me makinë.
“Përshëndetje shpirt, nuk jam babai jot por mesazhet e tua më kanë mbajtur gjallë. Je një vajzë e mrekullueshme dhe do më kishte pëlqyer që vajza ime të ishte bërë si ti”.-i shkruan burri nga ana tjetër, dhe ky është momenti kur Patterson kupton se nuk ka qenë i ati ai me të cilin ka folur për 4 vjet me rradhë mes mesazhe në celular.
‘Unë i kam shkruar çdo ditë babait tim për katër vjet rresht për ta mbajtur në dijeni se çfarë kam bërë këto vite. I kam treguar çdo gjë dhe si i kaloj ditët. Ditën e sotme më erdhi një sinjal prej tij që është gjithçka në rregull dhe duhet ta lë të prehet i qetë.’-shprehet vajza teksa tregon se çuditërisht mesazhi që i tregoi të vërtetën ka ardhur pikërisht në ditën e 4-vjetorit të tij.