Categories Lajme

I dërguari i Trump: SHBA tërhiqet nëse Prishtina dhe Beogradi nuk arrijnë marrëveshje

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe të lëvizin drejt një marrëveshjeje.

“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur.

Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt .

Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në konferencë.

Grenell ka thënë se nëse të dy palët do të thonë se nuk kanë se çfarë të flasin dhe se gjithçka ka mbaruar, atëherë SHBA do të tërhiqen dhe do të merren me diçka tjetër.
Megjithatë, ai është shprehu se janë duke ndjerë një energji pozitive aktualisht dhe se shpresojnë në një marrëveshje mes dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME