Categories Lajme

I dha fund jetës duke u hedhur në greminë, flet bashkëshorti i 48-vjeçares

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Malësisë së Madhe gjatë fundjavës që lamë pas, ku një 48-vjeçare i dha fund jetës së saj duke u hedhur në një greminë. Shtetësja Shpresë Hasramaj u largua nga banesa e saj mëngjesin e së premtes (24 dhjetor), për t’u gjetur më pas e pajetë mëngjesin e së dielës më 26 dhjetor. Lidhur me këtë ngjarje ka folur bashkëshorti i saj. Gjatë emisionit “Me zemër të hapur”, ai u shpreh se nuk e ka kuptuar në asnjë moment se e shoqja kishte shqetëime dhe mund të kryente një akt të tillë. Më tej, ai thotë se ka pasur marrëdhënie të mirë me bashkëshorten dhe se nuk kanë pasur konflikte. Kur policia shkoi në vendngjarje, gjetën telefonin e 48-vjeçares dhe një letër të cilën e kishte lënë ajo.

Sipas bashkëshortit, në letër ishin të shkruar emrat e fëmijëve të tyre. “Vendi është lokalizuar nga celulari dhe letra. Në letër ishte emrat e fëmijëve. Nuk kemi pasur probleme. Gjithçka ka qenë normal. Për herë të fundit e kam parë në 06:45 , kur edhe jam larguar nga shtëpia për të shkuar në punë”, ka thënë ai. Ai gjithashtu thotë se fëmijët kanë qenë në gjumë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë pasur dijeni për largimin e saj. “Ata nuk kanë mundur të dalin në katund. Kjo ishte hera e parë që ajo është larguar në këtë mënyrë”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME