Categories Lajme

I dogjën dyqanin, flet biznesmeni: Nuk kam konflikte me njeri! Policia të kapë autorin e ngjarjes

Faraudin Veizi ka folur para policisë në lidhje me zjarrin që përfshiu përgjatë orëve të natës biznesin në pronësi të tij në qytetin e Vlorës

Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person ndërsa është shprehur se pret nga policia që të vihet para drejtësisë autori dhe të zbulohen edhe shkaqet e ngjarjes.

“Nuk kam konflikte me njeri. Madje shumë herë kam ndihmuar nga dyqani im persona të tjerë që kanë pasur nevojë.

Pres të arrestohet autori nga policia për të parë se cili është shkak i vënies së zjarrit në dyqan dhe automjet. Nuk di për çfarë arsye mund të ketë ndodhur”, është shprehur ai.

Ndërkohë policia me anë të një njoftimi zyrtar se është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Dyshohet se pasi i ka vënë zjarrin dyqanit në pronësi të 65-vjeçarit Veizi, autori ka tentuar të djegë edhe automjetin e këtij të fundit të parkuar në afërsi të banesës.

“Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi”, ka njoftuar policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME