Categories Lajme

I është dëmtuar banesa për shkak të ndërtimit të një pallati ngjitur, Silva Bino: Nuk kemi gjetur zgjidhje te asnjë institucion

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare për një problem që ka hasur me pallatin ku jeton. Në denoncimin e saj, Bino ka theksuar se shtëpia e saj dhe e banorëve të tjerë në pallatin në rrugën “Reshit Çollaku”, është bërë e pabaneshme dhe është dëmtuar për shkak të një pallati tjetër që po ndërtohet ngjitur me pallatin e saj.

Pallati ku Bino jeton, nuk është dëmtuar as nga tërmeti i 26 nëntorit, siç po mundohen që institucionet t’ia hedhin fajin por është dëmtuar më 5 maj, sapo kanë nisur ndërtimet e një pallati ngjitur. Duke folur për gazetarët e Fiks Fare, Bino ka deklaruar se sapo pallati i tyre është dëmtuar, s’kanë lënë vend pa u ankuar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

 “Që në 5 maj na kanë nisur dëmtimet dhe çarjet në mure, sapo nisi themeli i pallatit ngjitur, ku nuk kemi trokitur, por s’kemi gjetur zgjidhje”, tha Bino./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME