Categories Lajme

U dënua me 14 vjet, Tesi Basho kërkon lirinë pas 3 vjet e 6 muaj

Nga burgu i Peqinit ku po vuan dënimin prej 14 vjetësh, Tesi Basho, i njohur edhe si i forti i Selenicës, ka kërkuar në gjykatë lirimin përmes shuarjes së vendimit të dhënë ndaj tij. Edhe pse ka vuajtur vetëm 3 vjet e 6 muaj në qeli, i dënuari me burgim të përjetshëm në Itali për vrasjen e dy prostitutave kërkon të lirohet nga gjykata e Elbasanit.

Personazhi i arrestuar nga policia e Vlorës, Tesilvian allias Tesi Basho si person me precedentë të theksuar kriminal dhe i dënuar me 14 vite burgim, i është drejtuar gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar shuarjen e dënimit.

Tesi Basho, prej 16 tetorit 2019 ndodhet në burgun e Peqinit, pasi policia e Vlorës e arrestoi gjatë një aksioni në zonën e Selenicës.

Për shkak të izolimit në këtë burg, Tesi Basho, pak ditë më parë i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar shuarjen e vuajtjes së dënimit.

Basho pretendon se e ka përfunduar dënimin me 14 vite burgim të dhënë ndaj tij nga gjykata e Vlorës.

Të gjitha pretendimet e tij pritet të shpalosen në seancën gjyqësore të planifikuar në 1 qershor 2022 ku e pranishme do të jetë edhe prokuroria për të dhënë edhe ajo qëndrimin e saj.

Tesi Basho, rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, për vrasjen e dy prostitutave ku u arrestua dhe izolua në burg por pas disa viteve u arratis duke gjetur strehim në banesën e tij në Selenicë të Vlorës, ku dhe gjatë kësaj kohe ai ishte martuar.

Në tetor 2019, policia e Vlorës e arrestoi Bashon, ku gjatë aksionit ju sekuestruar 4 automatikë, municione, radio policie dhe drogë.

Ndërkohë autoritetet italiane dërguan në Shqipëri kërkesën për njohjen e vendimit me burg përjetë të Bashos, ku gjykata e Vlorës i njohu vetëm 14 vite heqje lirie.

Me një bashkim dënimesh atë të Italisë dhe atë të armëve dhe hashashit në Selenicë, përfundimisht Basho u dënua me 14 vjet heqje lirie.

Pavarësisht këtij dënimi pas 3 vitesh e gjysëm qëndrimi në qeli, Tesi Basho, pretendon nga gjykata e Elbasanit shuarjen e vuajtjes së dënimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME