Categories Lajme

Shqiptarët “dynden” në radhë për vizën 10-vjeçare amerikane, Yuri Kim: Ja si të veproni

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me zgjatjen e vizave për shqiptarët në 10 vjetë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Yuri Kim shkruan se ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista.

Kim thekson se stafi i ambasadës është duke punuar për të zgjidhur këtë çështje, ndërsa shton se në raste urgjence të vërtetë (për shembull, trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), duhet të kërkohet përpunim i përshpejtuar kur aplikohet.

“Pas shpalljes së vizës 10-vjeçare të SHBA për Shqipërinë dhe lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit COVID, ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista.

Ne e dimë se kjo është zhgënjyese dhe ekipi ynë konsullor po punon shumë për të ulur kohën e pritjes.

Në raste urgjence të vërtetë (për shembull, trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar kur aplikoni.

Ju gjithashtu mund të shkruani në [email protected] PAS të aplikoni për të kërkuar përshpejtim.” shkruan Yuri Kim. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME