Temperaturat e ulëta nën zero kanë bërë që liqeni i Pukës të ngrijë plotësisht. Qyteti verior shqiptar është “veshur” me të bardha, ndërsa termometri ka shënuar -9,5 gradë Celsius.
Kjo ka bërë që sipërfaqja e liqenit të Pukës të ngrijë krejtësisht pas temperaturave të ulëta. Ndërsa vendi po përballet me temperatura të ulëta dhe ngrica të shumta janë edhe shkollat që janë mbyllur.


