Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video ku shfaqet kantieri i punimeve të stadiumit që është duke u rinovuar në qytetin e Kukësit. Kapaciteti i arenës “Zeqir Ymeri” në qytetin verilindor do jetë prej tetë mijë vendesh dhe kostoja e rinovimit shkon në 4 milionë euro. Ky lajm është bërë publik nga FSHF-ja përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku thuhet se punimet janë duke u bërë me intensitet të lartë. “Vazhdojnë me intensitet punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit.”-shkruhet në postim.Stadiumi “Zeqir Ymeri” do jetë një investim i përbashkët i FSHF-së dhe qeverisë shqiptare, ndërkohë dyert e këtij objektit pritet të hapen në muajin nëntor të këtij viti.
Categories
Sport
I ftohti nuk ndërpret punimet, merr formë dhe ja si duket tashmë stadiumi i Kukësit (Video)
