Categories Lajme

I heqin pensionin e invaliditetit, qytetarja: Më dhemb shpirti kur e dërgoj vajzën pa bukë në shkollë

Varfëria ka kapluar çdo qelizë në familjen Lako në qytetin e Korçës. ABC sjell një histori ku dhimbja është protagonistja kryesore për gjashtë anëtarë të kësaj familje. Sëmundje, lot, trishtim, varfëri ekstreme dhe heshtje të institucioneve vendore. Kjo është ajo çka gjetëm brenda mureve të një ndërtese të vjetër ku strehohen pjesëtarët e familjes Lako. Valbona është invalide, nëna e tre fëmijëve të sëmurë e cila përveç skamjes, prej një viti rënkon në shtrat për shkak të gjendjes shëndetësore. Si të mos mjaftonte varfëria, Valbona tregon se ka përjetuar dhunën e bashkëshortit, i cili është i alkoolizuar.

Përveç dhunës së bashkëshortit tregon se të zotët e shtëpisë ku jetonte me qira, nuk kanë kursyer as fëmijët. “Kërkonin dritat, ujin, qiranë e shtëpisë, nuk i paguanim dot. Derisa arritën dhe dhunonin fëmijët, i përzinin”, thotë Valbona. Teksa rrëfen jetën me vuajtje, lotët nuk i ndal. Dhimbja më e madhe nuk është këmba e saj e thyer por fëmijët të cilëve nuk iu shërben dot. “Sot që fëmijët e mi kanë nevojë për ndihmë, kanë nevojë për mua unë nuk jam në gjendje as ti çojë në shkollë. Vajza është nxënëse e 10-ës, më dhemb shpirti kur e çoj pa bukë”, thotë Valbona.

Vajza e vogël e Valbonës, vetëm 9 vjeç, me aq sa mundet i shërben nënës së saj. “I ndërroj bebelinën, e laj, e ndihmoj që të shkojë në banjë”, thotë vogëlushja. Valbona tregon se, nuk e ka të mundur tu sigurojë fëmijëve as kushtet që atyre e duhen për të mësuar. “Nuk i pajis dot unë me telefona, ku ti gjej tabletat, ku ti gjej …unë skam bukë të ha, unë jam pa zjarr në shtëpi, ne lahemi në ujë të ftohtë”, shprehet ajo.

Mllefi është i dukshëm në sytë e saj për pushtetarët, të cilët sipas saj i kanë mbyllur gjithmonë dyert. “Më hoqën kempin, ma kanë bllokuar, ma hoqën ndihmën ekonomike, më binin këmbët nëpër bashki, nëpër zyra. I kam rritur fëmijët me një vakt bukë, me ndihmën e kishës, kam marrë 400 mijë lekë borxh”, shprehet Valbona. Edhe nëna e Valbones me lot në sy bën apel për ndihmë pasi kushtet janë ekstreme. Derisa dikush të shohë vuajtjen e kësaj familje e cila nuk siguron dot as ushqimin, 6 anëtarët e familjes Lako do të vijojnë të jetojnë në këtë shtëpi të rrënuar mes varfërisë ekstreme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME