Categories Lajme

I hipotekojnë pronën në emër të komshiut

Sorollaten për më shumë se 5 vite për regjistrimin e pronës, pasi Kadastra i kishte informuar gabimisht se prona e tyre ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër, komshiut të tyre. Pas interesimit të Fiksit rezulton se Kadastra i kishte mashtruar për vite, sepse prona rezulton e lirë për të vijuar procedurat e regjistrimit. Violeta Xhavara nga Durrësi, për arsye ekonomike në vitin 1993 nuk arriti të regjistronte banesën e saj pas privatizimit në hipotekë. Me bashkëshortin dhe djalin e sëmurë me probleme të shëndetit mendor, ajo nuk siguroi dot lekët për të paguar aktin noterial për të bërë të vlefshëm aktin privatizimit të banesës. Në vitin 2014 ajo paraqitet pranë hipotekës Durrës për të regjistruar banesën, por në një përgjigje zyrtare me shkrim, hipoteka e informon se kjo banesë, ku ajo jeton me familjen prej më shumë se 50 vjetësh, rezulton e regjistruar në emër të dikujt tjetër, që në realitet ishte komshiu i saj.

Djali i vogël i zonjës u ankua pranë zyrës së Kadastrës Durrës, dhe kërkoi një takim me drejtorin. Gjatë këtij takimi, me kamerën e Fiksit ai vërtetoi që kjo zyrë e kishte sorollatur edhe pse në bazë të dokumentacionit ishte shumë e qartë se prona ishte e tyre. Ish drejtori i Kadastrës Liridon Pula, pasi i sheh dokumentet i thotë “Nga dokumentet që ti disponon vërtetohet se kjo është shtëpia juaj, problemi yt është shumë i thjeshtë, por duhet ta zgjidhesh më gjyq. Nëse mua do më vish për regjistrim unë nuk mund të zhbëj regjistrimin e parë, ndaj duhet t’i drejtohesh gjykatës”.

Qëndrimi i ish- drejtorit ndryshoi kur Fiks Fare u interesua zyrtarisht. Drejtori u interesua më shumë në verifikimin e dokumentacionit dhe u zbulua që faktikisht, prona nuk ishte e regjistruar në emër të dikujt tjetër, dhe se hipoteka i kishte informuar gabim për vite me radhë. Në përgjigjen me shkrim ish drejtori pretendon se qytetari duhet të shkojë pranë Entit Kombëtar të Banesave Durrës për të zyrtarizuar kontratën e shit-blerjes që më pas të vijojë me regjistrimin e pronës. “Si konkluzion rekomandojmë Znj. Violeta Xhavari t’i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Durrës, me qëllim realizimin e Kontratës së Privatizimit të banesës së familjes Xhavari, në referim të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, Neni 193, neni 196.” shprehet ish drejtori.

Por edhe ky rekomandim nuk ishte i saktë, pasi Enti Banesave në përgjigjen zyrtare për Fiksin thotë që këtë çështje e zgjidh Drejtoria e Strehimit pranë Bashkisë Durrës. Pas më shumë se 5 viteve sorollatje dhe i mashtruar “zyrtarisht” nga hipoteka për gjendjen juridike të pronës, qytetari mori një përgjigje të saktë se ku mund të drejtohet për të zgjidhur problemin e tij.Problem që mori një zgjidhje ligjore, vetëm pasi ai u ankua dhe Fiksi investigoi dhe verfikoi rastin. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME