Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen numër 13 në Durrës, ku një grua është hedhur nga kati i tretë i pallatit.
Dyshohet se në shtëpinë e gruas pas mesnate kanë hyrë hajdutë, dhe veprimi i saj ka qenë në panik e sipër.
Sapo ka dëgjuar zhurmën gruaja është hedhur nga lartësia.
Fatmirësisht ajo ndodhet në spital pa rrezik për jetën, por padyshim tronditja nga ngjarja është e madhe.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarje, ndërsa nuk dihet ende identiteti i gruas që ka mbetur e lënduar.