Categories Covid-19, Lajme

I intubuar prej disa ditësh, COVID-19 i merr jetën mësuesit Spiro Panariti

Mësuesi Spiro Panariti, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Mësuesi prej disa ditësh kishte rezultuar pozitiv për koronavirus, ndërsa ditët e fundit ndodhej në intubim, por nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Sakaq një reagim për lajmin e hidhur ka ardhur nga drejtoresha e DAR, Anila Çota e cila nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mësuesit, ndërsa thekson se kontributi i tij do t’i mungojë nxënësve, kolegëve dhe gjithë komunitetit.

Statusi: Ndahet nga jeta mesuesi Spiro Panariti! 55 vjecari duararte qe prej 20 vitesh punonte si mesues i edukimit figurativ ne shkollen ” Luigj Gurakuqi ” Elbasan do te mbetet gjate ne memorien e nxenesve, kolegeve dhe tere komunitetit per fjalet e tij te embla, per talentin dhe perkushtimin e tij!

Dora e tij do jete prezente ne cdo cep te shkolles ku ai ka shprehur ndjesite e tij per cdo aspekt te edukimit! Mesues Spiron do ta kujtojme si njeriu fjalepak e puneshume qe gezonte respektin e te gjitheve!
Lamtumire piktori yne, mesuesi yne, shoku yne i mire! Spiro Panariti prej 20 vitesh punonte si mësues i Edukimit Figurativ në shkollën “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan.

Për lajmin e dhimbshëm kanë reaguar edhe kolegë të viktimës, të cilët shprehin ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta e 55 –vjeçarit.

/abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME