Categories Covid-19

I intubuar prej disa ditësh në Infektiv, ndërron jetë Kreu i Institutit të Ndërtimit

Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta pasi u infektua me koronavirus disa ditë më parë. Hysenlliu ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku dhe ishte futur në itubim, por nuk ia ka dalë që të qendrojë në jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Kujtojmë se familjarët e tij bënë thirrje për ta dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të shpejtë. Lajmi është konfirmuar dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Facebook, shprehet se kryeqyteti që po ndërtohet pas tërmetit të Nëntorit, do të mbajë përjetë emrin e tij.

“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë”, shkruan Veliaj në postimin  e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME