Categories Kuzhina, Lifestyle

I kemi gatuar gabim makaronat gjithë jetën

Mendojmë se keni gatuar të paktën një herë në jetën tuaj makarona sepse pas vezës së skuqur është ushqimi më i thjeshtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur. Nëse jeni një njeri normal si të gjithë ne, me siguri keni ndjekur këto hapa: keni mbushur një tenxhere me ujë, keni pritur sa të vlojë, i keni hedhur pak kripë, pastaj makaronat dhe keni pritur sa të bëhen mjaftueshëm të buta sa për t’i ngrënë. Fatkeqësisht, të gjitha njohuritë tona në kulinari rezultuan një gënjeshtër! Ja si bëhen makaronat ideale.

Hapi i parë: Harroni gjithçka që dini dhe rrëmbeni një tigan në vend të një tenxhereje. Hapi i dytë: Vendosni makaronat në tigan. (Po, përpara ujit.) Hapi i tretë: Hidhni ujë të ftohtë (që të mos ngjisin), në varësi të sasisë që po gatuani, aq sa të mbuloni makaronat deri në gjysmë.

Hapi i katërt: Kaq ishte! Makaronat tuaja do të jenë gati për 10 minuta dhe në fund do t’ju mbetet mjaftueshëm ujë sa për të përgatitur një salcë shumë të shijshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME