Categories Lajme

I kërkuar nga Italia për vepra penale, arrestohet lezhjani me dy mbiemra

Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin Agustin Markvukaj (Begeja), me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”

Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “Gjadri”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Plagosja”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

A. M.(B)., 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME