Categories Lajme

I kërkuar për shitje droge prej muajsh, kapet 36-vjeçari në Konispol

Pas rreth 5 muajsh është bërë i mundur arrestimi i një të riu në Konispol. Ky i fundit, 36 vjeç, sipas policisë akuzohet për prodhim e shitje narkotikësh dhe i është caktuar masa e arrestit me burg.

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje. Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur, i akuzuar në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

V. B., 36 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin korrik të vitit 2022, në banesën e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME