Categories Lajme

I konfirmuar me covid 15 herë brenda tre muajve

Që nga mesi i prillit, një 49-vjeçar nga Ekuadori që jeton në Itali, ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit plot 15 herë. Rasti është regjistruar në Linate, ku burri ka jetuar për 20 vjet, siç raporton Huffpost. Sipas testeve, Milko Mieles, 49 vjeç, ka Covid-19, por është asimptomatik. Për këtë arsye, meqenëse mund të infektonte njerëz të tjerë, ai ka jetuar në izolim që nga 17 prilli, pa mundur të dalë ose të shohë gruan dhe fëmijët e tij.

“Jam demoralizuar”, tha burri për La Stampan. Mieles shprehet se ka qarë me javë të tëra dhe se madje ka pasur një krizë emocionale, për shkak të rezultateve të vazhdueshme që tregojnë se ai nuk është ende i lirë nga virusi. Ndërkohë, ai duhet të qëndrojë në një qendër të drejtuar nga Kryqi i Kuq, ku vazhdimisht ndiqet çështja e tij. “Koha kalon ngadalë këtu. Në mëngjes shëtis pesë kilometra në kopsht, gjithmonë vetëm […] Pastaj lexoj lajmet në telefon, shikoj televizor, bëj videocall me gruan time, të cilën nuk e kam parë për tre muaj, përveçse përmes ekranit të telefonit… Më mungon shumë… Edhe fëmijët e mi,” -tha pacienti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME