Categories Lajme

Kur do hapen kufijtë? OBSH bën deklaratën e rëndësishme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe vendet duhet të bëjnë më shumë për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të tyre. Rritja e infeksioneve ka bërë që shumë vende të rimarrin disa vendime për kufizimet e udhëtimeve. Vetëm me implementimin e masave të rrepta shëndetësore e deri tek shmangia e turmave, bota do të arrinte të kapërcejë pandeminë, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Aty ku ndiqen masat, aty edhe do të ketë rënie të rasteve, ndërsa në vendet ku nuk zbatohen rregullat, rastet mund të pësojnë rritje”, tha ai, ndërsa vlerësoi Kanadanë, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut për menaxhimin e shpërthimeve. Ndërkaq, kreu i Programit të Emergjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se vendimi për kufizimin e udhëtimeve nuk është i qëndrueshëm.

“Do të jetë pothuajse e pamundur që vendet t’i mbajnë kufijtë e mbyllur deri në një kohë të pacaktuar. Ekonomia duhet të hapet, njerëzit duhet të punojnë, tregtia duhet të rifillojë”, theksoi Ryan. “Ajo që duhet të bëhet e qartë është se presioni ndaj virusit shtyn që numrat e rasteve të bien. Zbatojeni atë presion dhe rastet do të zvogëlohen”, tha ai. “Unë jam shumë krenar për organizatën tonë, si dhe për njerëzit që punuan në këtë drejtim”, u shpreh ai. Ghebreyesus ka muaj që u përball me sulme nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e quajti OBSH-në “marionetë të Kinës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME