Categories Lajme

I kopjoi fjalimin Goebbels-it të Hitlerit, shkarkohet nga detyra ministri brazilian

Ministri brazilian i kulturës, Roberto Alvim, është shkarkuar nga detyra për shkak të parafrazimit të ish-ministrit gjerman për propagandë në qeverinë e Hitlerit, Joseph Goebbels.

Gjatë një fjalimi për artin Brazilian, duket se Alvim ka ngjashmëri me një fjalim të mbajtur më herët nga Goebbels.

“Arti brazilian në dekadën e ardhshme do të jetë heroik dhe nacional.

Ai do të jetë i pajisur me një kapacitet të madh për përfshirje emocionale dhe do të jetë po aq i domosdoshëm, sepse është thellësisht i lidhur me aspiratat urgjente të popullit tonë, në të kundërtën nuk do të jetë asgjë”, tha ministri i shkarkuar.

Këto fjalë janë mjaft të ngjashme me fjalimin që e kishte mbajtur ministri i Hitlerit në vitin 1933 para një grupi të menaxherëve dhe drejtorëve të teatrove.

Ai kishte thënë: “Arti gjerman në dekadën e ardhshme do të jetë heroik, i sertë, por romantik, faktik, pa sentimentalizëm. Ai do të jetë nacionalist me një thellësi të madhe të ndjenjave, do të jetë i detyrueshëm dhe do t’i bashkojë njerëzit, në të kundërtën do të pushojë së ekzistuari.”

Përmes Facebook, ministri i shkarkuar u arsyetua se kjo ngjashmëri është thjeshtë rastësi retorike, dhe ministri i Hitlerit nuk e kishte frymëzuar në asnjë rast.
Rivalët e presidentit Bolsonare e kanë akuzuar atë për marksizëm kulturor dhe për mohim të ndryshimeve klimatike dhe feminizmit.

Deklarata kundërthënëse e ish-ministrit të kulturës lidhej me promovimin e një fondi prej 4.8 milionë dollarësh për teatro, opera dhe ekspozita të artit dhe muzikës, ku prioritet do të ishin temat konservatore dhe religjioze, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME