Categories Lajme

Plagosja e arrestimi i të shumëkërkuarit vlonjat nga RENEA, ‘blindohet’ spitali, pretendimet e familjarëve të Jonuzit

Policia e Vlorës në bashkëpunim me RENEA dhe forcat speciale arrestuan mëngjesin e sotëm në Vlorë 47-vjeçarin Xhevahir Jonuzi, i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999.

Jonuzi ndodhej prej disa vitesh në kërkim, ndërsa gjatë operacionit për kapjen e tij mëngjesin e sotëm ka qëlluar me armë në drejtim të policisë, duke iu rrezikuar jetën.

Në kundërpërgjigje, RENEA ka qëlluar në drejtim të Jonuzit duke e lënë atë të plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Jonuzi është duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për ti nxjerrë plumbin nga këmba, ndërsa burime nga spitali thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Familjarët e 47-vjeçarit pretendojnë se shëndeti i tij është në rrezik, ndërsa policia ka rrethuar spitalin e Vlorës.

Në momentin e arrestimit Jonuzi ndodhej në banesën e të ëmës së tij në fshatin Hoshtimë, ku nuk kishte persona të tjerë veç mamasë së 47-vjeçarit.

“Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME