Categories Lajme

Vorë/ I lë tritolin në oborr fqinjit dhe e kallëzon në polici, VIDEO nxjerr zbuluar 44-vjeçarin

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”. La një sasi lënde plasëse (tritol) në oborrin e banesës së një 46-vjeçari, gjatë natës, dhe më pas njoftoi Policinë, falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 44-vjeçari e la lëndën plasëse në banesën e 46-vjeçarit dhe më pas njoftoi Policinë, me qëllim që pronari i banesës të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive. Sekuestrohen dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit se një shtetas mbante lëndë eksplozive në banesën e tij, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”, për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi S. M., 44 vjeç, banues në Prezë.

Pas kallëzimit se shtetasi K. K., 46 vjeç, mbante lëndë plasëse (tritol) në banesë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe në oborrin e kësaj banese kanë gjetur të mbështjella në një qese plastmasi dy kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol, së bashku me fitilin ndezës, dhe dy detonatorë.

Pas deklarimit të shtetasit K. K. se nuk ishte ai poseduesi i lëndës plasëse, shërbimet e Policisë kanë kryer veprime hetimore nga të cilat ka rezultuar se lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e kësaj banese, nga shtetasi S. M., me qëllim që 46-vjeçari, pronari i banesës, të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kallëpet me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorët dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME