Categories Lajme

I martuar me dy gra, pret fëmijën e dytë brenda tre muajsh

33 vjeçari Billy Perez është në një lidhje të përbashkët me 27 vjeçaren Michelle Verges, dhe 32 vjeçaren Jessica Colon prej disa vjetësh. Treshja ka pritur tashmë fëmijën e tyre të dytë në tre muaj pasi dy gratë e “lidhjes” mbetën shtatzënë thuajse njëherësh. Billy është shofer kamioni dhe familja e tij “e lumtur” nga New York vendosi vitin që shkoi që të lindnin në të njëjtën kohë. Por megjithë planifikimet e tyre Jessica mbeti shtatzënë tre muaj pas Michelle, e cila lindi në nëntor.

Tashmë dy të sapolindurit kanë tre vëllezër e motra nga marrdhëniet e mëparshme të prindërve të tyre. Michelle thotë: “Do të kishte qenë ideale që të mbesnim shtatzënë në të njëjtën kohe, dhe bebet tona të kishin qenë si binjakë”. “Por ato gjithsesi ngjajnë me njëri-tjetrin dhe do të jenë në të njëjtën shkollë.”

Ajo thotë më tej: “Kemi shkuar bashkë në të gjitha takimet me mjekët. Ne duam që fëmijët ta dinë se do t’i mbështesim gjithmonë dhe se janë të të gjithëve ne. Ata na thërresin ‘nënë’ si mua dhe Jessica, ndërsa Billy sigurisht është babai.” Megjithse shumë mendojnë se jeta seksuale e treshes është shumë aktive, ato pranojnë se nuk është siç duket.

Michelle thotë: “Njerëzit automatikisht mendojnë se jeta jonë është çdo ditë një ‘festë seksi’, por ka shumë probleme. Ne kemi blerë një shtëpi së bashku dhe jemi si të gjitha lidhjet e tjera. Bëjmë debat për faturat apo punët e shtëpisë.” Treshja kërkon që ta bëjë zyrtare marrdhënien e tyre por kjo nuk është diçka e lehtë. “Ligji nuk na lejon të martohemi!” Michelle fillimisht ishte shoqe me Billy e Jessica dhe nuk kërkonte diçka serioze, por tani thotë se adhuron të qenit pjesë e marrdhënies. “Lidhja treshe nuk mund të përballohet nga kushdo. Duhet të lëshosh një pjesë të moraleve të tua për të lejuar një tjetër person. Billy është i lezetshëm dhe burrë serioz. Duhet të jesh dikush të marrësh dy gra me pesë fëmijë”./top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME