Categories Lajme

I mbijetuari rrëfen momentet: Ciklon pasi u nisëm nga Himara, varka u përmbys

Shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë kanë arritur të shpëtojnë 3 persona që po mbyteshin në det, ndërsa një grua rezulton e mbytur. Tre nga shtetasit që ndodheshin në të njëjtën varkë që po mbytej ishin anëtarë të një familje.

Ngjarja ka ndodhur, pasi një stuhi ka goditur bregdetin shqiptar. Një nga të shpëtuarit Fatjon Resulaj ka rrëfyer për News 24 momentet e ferrit. “U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja u gjet e mbytur.

Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME