Categories Lajme

I mbushi aq shumë çantat me para sa nuk i ngrinte dot, policia e kap në flagrancë!

Për policinë, ishin para të kapura shumë lehtë: efektivët britanikë sekuestruan 5 milionë paundë ‘cash’, sasia më e madhe e që ka zbuluar ndonjëherë forca policore e Londrës.

Zbulimi u bë fare rastësisht, pasi policët vunë re se një person që po dilte nga një banesë në Fulham, kishin ngarkuar disa çanta të mëdha e të rënda, të cilat mezi po i çonte në bagazhin e makinës. Rezultoi, që ato ishin të mbushura me para. Pikërisht fakti që Ruslan Shamsutdinov po mundohej shumë që t’i fuste në mjet çantat në fjalë tërhoqi vëmendjen e forcave të rendit, thotë CNN.

Kur policët u afruan dhe kërkuan të shohin se çfarë kishte aty, zbuluan tufat e parave. Një kërkim më pas, në apartamentin e të ndaluarit nxori në dritë një skemë të pastrimit të parave. 39 mijë euro e 8 mijë paundë të tjerë u gjetën më pas në shtëpinë e Shamsutdinov.

Në deklaratën zyrtare thuhet se pesë milionë paundët e sekuestruar në Fulham ishin para që vinin nga bota e krimit. Shumica e tyre ishin fshehur poshtë një shtrati. Përveç Shamsutdinov, edhe dy persona të tjerë janë ndaluar për këtë episod e po merren në pyetje nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME