Categories Showbiz

I mbyllin emisionin pas arrestimit të Zogut? Dajana Shabani zbulon arsyen dhe thotë se…

Pak ditë më parë, para se situata në vend të bëhej tragjike për shkak të tërmetit që tronditi vendin, Hermes Nikaj i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës u arrestua me akuzat e shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Gjyakata e Tiranës caktoi vendimin duke e dënuar me 15 ditë heqje lirie.

Të shumtë janë ata që pyesin: “Po me Casa de los 3s ç’do të bëhet?”- emision i cili moderohej nga Dajana Shabani, Besmir Metani dhe Hermes Nikaj, ish-prezantuesit e “Ditë e re”, emision ky i cili aktualisht i është besuar dyshes Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu.

Blitz.al ka kontaktuar  personalisht me Dajanën pasi mësoi ekskluzivisht se “Casa de los 3s” është mbyllur, Dajana konfirmoi lajmin e mësuar nga Blitz.al por mohoi se arsyeja është arrestimi  i Hermes Nikaj.

“Emisioni është mbyllur jo për shkak të arrestimit të Hermes Nikaj por kemi pasur një kontratë me vilën deri në Dhjetor. Tërmetet pastaj përshpejtuan çdo gjë”- shprehet Dajana.

E pyetur nëse do të rikthehet së shpejti me një projekt të ri pas mbylljes së emisionit, Dajana është shprehur:

“Patjetër që do të vij me diçka suprizë, që kur moderoja Casën është folur për një projekt të ri në Janar pasi Casa nuk ishte projekti im dhe nuk ndihesha shumë rehat”- është shprehur Dajana Shabani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME