Categories Lajme

I mituri dha alarmin, zjarri shkrumbon katin e tretë të pallatit në Fushë-Krujë, asfiksohen 4 fëmijë (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar mëngjesin e sotëm katin e tretë të një pallati në fshatin Zallë tek ish kooperativa “Partizani”, ndërsa u asfiksuan katër fëmijë, por pas ndihmës së parë janë në gjendje të mirë. Report Tv sjell pamjet e momentit kur zjarri përfshiu katin e tretë të pallatit.

Zjarri është konstatuar nga një fëmijë në një nga hyrjet e pallatit. Fëmija ndodhej i vetëm në banesë, pasi prindërit ishin në punë, rreth orës 07:00 ka parë zjarrin që kishte përfshirë pjesën e pasme të frigoriferit duke u kërkuar ndihmë fqinjve që lajmëruan zjarrfikësen. Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë çatinë e ndërtuar me material druri, ndërsa ishte e vjetër e ndërtuar në vitet ’70.

Nga flakët janë djegur katër hyrjet e katit të tretë, që kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa u asfiksuan katër fëmijë, por pas ndihmës së parë nga urgjenca janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut. Për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe zjarrfikëset e Krujës dhe Vorës, por edhe disa biznese me bote uji.

Por pavarësisht ndërhyrjes nuk u shmang djegia e katit të tretë. Fatmirësisht katër bombolat e gazit u nxorën me shpejtësi nga banesat e katit të tretë duke shmangur shpërthimet. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike si pasojë e luhatjeve të tensionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME