Categories Lajme

Lushnje/ Lakrën dhe pjeprin e ha krimbi, fermerët: Nuk dimë më se çfarë të bëjmë

Pas problemeve dhe humbjes financiare me shalqinin dhe pjepërin,  fermerët e Lushnjes  tashmë po përballen me humbje  edhe në kulturën e lakrës dhe lulelakrës.

Shkak kryesor, sipas fermerëve është dëmtimi i tyre nga “krimbi i zi”. Parcela të tëra të mbjella me lakër apo lulelakër tashmë nuk premtojnë asnjë kilogram për treg. Fermerët shprehen se i kanë spërkatur disa herë me preparate specifikë, por rezultati është zero duke bërë që mundi dhe investimi i tyre të shkoje dëm.

“Këtu kam tre dynym lakër të cilën e kam spërkatur të paktën 5 herë. E kam spërkat me një preparat, por asnjë efekt nuk bën. Nuk kam lënë farmaci bujqësore në Divjakë dhe në Lushnje pa marrë ilaçe.  Nuk më bëjnë as edhe një lloj efekti nuk di se çfarë të bëj. Kjo situatë nuk është vetëm në parcelën time. Tani me shalqinin dështuam, kemi dështua shumë, me pjeprin kemi dështuar të dështojmë edhe me lakrën. Nuk dimë më se çfarë të bëjmë”, tha Hafiz Spaho, feremer.

“Ne si fermerë kemi mbjellur lakër. Nuk jep rezultat fare. Po ta shikosh me sy ka vajtur zero. Kam bërë mbi 10 herë spërkatje, sërish kam marrë sot dhe nuk jep rezultat. Qeveria të vije të marre masa përndryshe fshatari mbaroi”, u shpreh Naim Spaho, fermer

Dëmi qe ka shkaktuar krimbi është i konsiderueshëm, pavarësisht se ende nuk është bërë llogaritja në terren. Fermerët bëjnë thirrje që të merren masa  pasi bujqësia është e vetmja e ardhur për ta dhe familjet e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME