Categories Lajme

Meta: Do të jap dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias thotë se kam shkelur Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias në raportin e 11 Tetorit do të shprehet se me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit shkeli Kushtetutën.

“Patjetër, nëse Venecia thotë që unë kam shkelur Kushtetutën unë do të jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër për më pak se kaq.

Të thotë Venecia që unë kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President? Kurrën e kurrës! Sa herë ka thënë Gjykata Kushtetuese që ka pasur ligje të parlamentit apo vendime qeverie në shkelje kushtetuese dhe s’ka ndodhur asgjë” tha Meta në një intervistë për Syrin.

Komisioni i Venecias në fillim të javës ishte në Shqipëri ku zhvilloi një vizitë dy ditore dhe takoi drejtuesit e institucioneve më të larta në vend për t’u njohur me opinionin e tyre në lidhje me këtë cështje.

Ndërkohë që në momentin e largimit nga Tirana, ekspertët deklaruan se e kanë krijuar idenë dhe se në datë 11 Tetor do të japin opinionin e tyre lidhur me kërkesën që dërgoi Komisioni Hetimor për këtë cështje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME