Categories Lajme

I morën të birin në protestë, nëna rrëfen: 5 ditë në dyert e komisariateve

Me lot në sy Uljanova Xhavo rrëfen Makthi 5 ditor në pritje të një lajmi për të birin. “Nuk kam fjalë. Kam pritur çdo minutë, nuk kam fjetur as natën. Thoja kur do të gdhihet të shkoj edhe një herë të marr informacion. Kam qenë duke u dridhur më ka dalë trupi jashtë kontrollit.”

Mbrëmjen e së enjtes, policia sipas saj i ka arrestuar të birin 18-vjeçar së bashku me dy shokët e tij , padrejtësisht, në dalje të qendrës tregtare, pranë parlamentit. Ajo pretendon se nuk kanë qenë pjesë e protestës.

“Çdo gjë është e filmuar, ka kamera. I kanë kap aty. Nuk ka qenë fare. Nëse do të ishte do ta pranoja, ka të drejtë edhe ai të protestojë për diçka që e quan të padrejtë.” Mungesa e informacionit, nga ana e policisë, ka bërë që kjo nëna së bashku me të bijën të  shkonin sa në një rajon në tjetrin, brenda Tiranës, e më pas në Durrës , për të mësuar se ku ndodhet i biri.

“I kam marrë të gjitha rajonet me radhë. 112 më vinte vetëm muzikë. I kam bredhur të gjitha rajonet duke parë emrin në listë. Thashë, tani, ose në spital ose në rajon diku do ta gjej. E gjeta tek rajoni numër gjashtë…” Me ankth pret takimin me të pas dyerve të gjykatës.  Por, ajo është e bindur të kërkoi drejtësi për të birin, dhuna psikologjike e shkaktuar këto ditë  sipas saj nuk ka çmim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME