Categories Lajme

Ndërron jetë ikona e stomatologjisë shqiptare, nuk fiton dot me sëmundjen

Mësohet se një tjetër figurë e rëndësishme në Durrës është ndarë nga jeta. Në moshën 75-vjeçare ka ndërruar jetë stomatologu Mit’hat Peku, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. I lindur në Shkodër më 26 korrik 1945, Peku u bë i njohur që në rininë e hershme në qytetin e Durrësit, kur ishte pjesë e ekipit të Lokomotivës në basketboll për meshkuj.

Më pas, i riu Peku do të fokusohej në studimet e larta, në Fakultetin e Mjekësisë, ku u diplomua për Stomatologji në vitin 1970. ky profesion që do ta shoqëronte Mit’hatin gjithë jetën, madje ai do t’ia trashëgonte atë edhe vajzës së tij, Ingridit.

Për rreth 8 vite, ai punoi me përkushtim në profesionin e tij në Burrel. Më pas do të zhvendosej në Shijak, ku ofroi shërbimet e tij për 5 vite me radhë për qindra banorë të qytezës së vogël. Stacioni i fundit do të ishte qyteti i Durrësit, ku për shumë vite me radhë punoi si stomatolog pranë spitalit rajonal, poliklinikës dentare dhe më pas në klinikën e tij private.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME