Categories Lajme

I morrën Benz ML-në nga oborri i shtëpisë, i riu: 5 mijë euro shpërblim kush ma gjen

Një rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një të riu nga një fshat i Vorës i kanë grabitur makinën. 21-vjeçari K.Sh., thotë se makinën ja kanë vjedhur ditën e sotme persona ende të paidentifikuar.

Ai thotë se e ka denoncuar vjedhjen në polici, por nuk ka besim të plotë se ata mund t’ia zgjidhin problemin. I riu jep 5 mijë euro shpërblim për atë që i gjen makinën e tij tip Mercedez Benz ML, me targa AA 495 PO, ngjyrë e zezë. Në procesverbalin e Policisë, i riu tregon se një ditë më parë udhëtoi drejt Vorës me dy shokët e tij, ku u ulën në një bar-kafe.

Pas kësaj, ai udhëtoi drejt shtëpisë, ku e parkoi makinën në oborr si zakonisht. Kur u zgjua nga gjumi sot në mëngjes, i riu konstatoi se makina nuk ishte aty. Menjëherë ai e ka denoncuar vjedhjen në polici. Ai ka lënë edhe një numër kontakti ku të gjithë ata që mund të kenë informacion se ku mund të ndodhet makina ta kontaktojnë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ me kane vjedhur sot makinen. Personi i pare qe e sheh te me kontaktoj kudo qe ta shoh ka nje shperblim te madh? TARGA AA495PO 0699756555. Ju lutem sa me shpejt sepse policia nuk ben gje. 5000€ jap kush ma gjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME