Categories Lajme

I moshuari në Mat kanos faturisten e ujit, policia i gjen armë gjahu dhe 320 fishekë

Një 78-vjeçar është proceduar nga policia, pasi ka kanosur faturisten e ujit në Mat.

Blutë në një njoftim për media bëjnë me dije se i moshuari nuk ka pranuar të paguaj faturën mujore dhe është konfliktuar me punonjësen e ujësjellësit. Pas shoqërimit në komisariat, burrit i është marrë dëshmia dhe më pas është lënë i lirë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë,  kanë dhe sekuestruar  1 armë gjahu dhe 320 copë fishek.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale  të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku një 78-vjeçar, kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 78-vjeçari.

78-vjeçarit i gjenden dhe sekuestrohen në banesë 1 armë gjahu dhe një saai municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit mes një banori të kësaj lagjeje dhe punonjëses së  ujësjellësit,  kanë organizuar menjëherë punën, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.    

Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së menjëherëshme,  u kap dhe u shoqërua në Komisariat shtetasi S.M., 78 vjeç, banues në Burrel, për të cilin prokurori vendosi procedim në gjendje të lirë.

Ky shtetas nuk ka pranuar të paguaj financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u  konfliktuar dhe  kanosur shtetasen S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve në Mat.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë,  kanë dhe sekuestruar  1 armë gjahu dhe 320 copë fishek.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME