Categories Lajme

I moshuari tregon kurën: çfarë konsumoj unë çdo mëngjes

Të moshuarit kanë dalë sot një xhiro të shkurtër nëpër Tiranë, pas më shumë se një muaji izolim.

“News24” bëri një vëzhgim në qendër të kryeqytet, ku shihen në rrugë pensionistë të shumtë. Duke folur për gazetaren Ida Ismalaj, një i moshuar ka treguar se si i ka kaluar këto javë izolimi total. Mes të tjerash, ai foli dhe për ilaçin që ka përdorur dhe që duhet të përdorin të gjithë kundër koronavirusit, duke thënë se ky ilaç ka kuruar edhe virusin në vitin 1979. “Bëj një orë vrap rreth shtëpisë në mëngjes, pastaj lexoj, pas ha drekë dhe bëj sërish vrap. Kam përdorur mjaltë me qumësh, që e ngadalëson mikrobin. Unë kam punuar mësues, dhe më 1979 u përhap virusi dhe një ndër elementët kryesorë për ta luftuar ishte mjalti. Më ka bërë shumë mirë karantina, se nuk kam përdorur shumë ushqim, kam rënë në peshë. Rama bëri shumë mirë që na dha liri për të dalë.

Unë mora leje te nusja e vëllait dhe dola pak, e në 11 do kthehem në shtëpi. Ky virus do të kalojë, por duhet të kemi kujdes. Duhet të ketë gjithmonë masa për këtë punë. E vetmja gjë që e kuroi virusin në Martanesh më 1979 ishte mjalti me qumësht, por mjaltë i mirë. Virusi ka marrë shumë jetë njerëzish edhe në 1950, edhe fëmijë”, tha i moshuari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME