Categories Lajme

‘I nxehti afrikan’ në vend, ja sa shkojnë temperaturat

Dy javët e fundit të korrikut do të mbyllen me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. Kështu të gjithë ata që sapo kanë nisur pushimet nuk duhet të shqetësohen pasi do të kenë mot të nxehtë dhe pa reshje shiu sidomos në zonat bregdetare.

Kështu tha sinoptikania Adiola Bani në një lidhje ‘skype’ me News24. Ajo tha se java që sapo ka nisur do të ketë temperatura të larta deri në 40 gradë celcius si pasoje e ardhjes së masave të nxehta e të thata nga veriu i Afrikës.

“Temperaturat që kemi pasur javën e kaluar dhe ato që 34-35 të fundjavës që lamë pas janë vlera tipike të korrikut. Ajo që do të bëj diferencën është java që sapo ka nisur, ku përveçse do të paraqitet me diell e gjitha do të kemi dhe rritje të menjëhershme të temperaturave të ajrit. Kjo javë, që është dhe e para fundit e korrikut, do të mbyllet me temperatura shumë të larta duke qenë se do të kemi ardhjen e masave të nxehta dhe të thata nga veriu i Afrikës ku temperaturat do të jenë 39-40 gradë celcius.

Po ashtu edhe java e fundit e korrikut, edhe pse do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të paktën 2 gradë dhe do të jetë diku 36-37 gradë celcius, do të jetë e nxehtë dhe me mot të qëndrueshëm e me diell sidomos në zonat bregdetare të cilat mbeten të favorizuara për këto dy javë”- përfundoi sinoptikania Adiola Bani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME