Categories Lajme

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, meteorologia: 41 gradë në mesjavë

I nxehti afrikan ka përfshirë vendin tonë duke sjellë temperatura nga 40 në 41 gradë celsius. Meteorologia, Adiola Bami bën me dije se kryefjala e kësaj jave do të jetë mot i kthjellë dhe temperaturat e larta duke filluar nga e marta e pas. Ndër të tjera ajo bën me dije se të njëjtat masa ajrore do të jenë të pranishme dhe në vendet e rajonit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo javë ka nisur e nxehtë në të gjithë territorin shqiptar, pasi dhe temperaturat e natës dhe të mëngjesit kanë qenë të larta. Në zonat malore termometri ka shënuar 13 gradë celsius. Ndërsa gjatë mesditës termometri pritet që të shënojë temperaturat 36 gradë Celsius.

E marta dhe në vijim do të sjellë një rritje të vlerave termike, duke bërë që nga e mërkura e pas temperaturat do të arrijnë në 40-41 gradë celsius. Nga e marta e në vijim vendi do të jetë në mbizotërimin e motit me diell dhe temperaturave të larta.

Edhe fundjava mbetet me vlera të larta termika. Pjesa më e madhe e territorit të sotëm do të mbetet nën masat ajrore me kthjellime dhe me vranësira ndërsa në zonën veriore dhe verilindore priten dhe reshje shiu. Gjithashtu të njëjtat kushte atmosferike do të jenë dhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Bami

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME