46-vjeçari në Fier është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për përndjekje. F. D., banues në Metaj u arrestua pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 28-vjeçare.
Njoftimi i policisë: Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”. Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. D., 46 vjeç, banues në Metaj, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”.