Categories Lajme

Shifrat/ Pandemia rriti në nivele rekord importet e sapunit dhe detergjenteve

Pandemia ka bërë që shqiptarët të kthejnë vëmendjen më shumë tek produktet e higjienës, detergjentet e sapunët. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në raport me një vit më parë me përjashtim të marsit kur shpërthyen rastet e para dhe u vendos karantina të gjithë muajt e tjerë kanë një rritje rekord të importeve për sapunin dhe detergjentin.

Prilli mban rekordin me një rritje 29 për qind në raport me një vit më parë teksa shkurti dhe qershori kanë pasur rritje 24 për qind. Në muajin korrik rritja ka qenë me 6 për qind. Në ditët para deklarimit të rasteve të para në supermarkete kishte një dyndje të jashtëzakonshme ku blerja e ushqimeve, detergjenteve ishte në nivele rekord.

Kujdesi për higjienën personale dhe familjare dhe dezifektimi i sipërfaqeve të shtëpisë apo larja e rrobave më shpesh dhe më gjatë se zakonisht janë faktorë që ndihmojnë rritjen e konsumit për detergjentët. Larja më e shpeshtë e duarve si kërkesë e situatës së krijuar gjithashtu ndihmoi në konsumin e elementëve të pastërtisë. Ky zakon i kujdesit të shtuar ka qenë në koherencë edhe me vendet e tjera, të cilat kanë patur kërkesë të lartë edhe ato në tregun e brendshëm për këtë lloj produkti.

Duke qenë se kërkesa ka qenë e lartë në të gjitha vendet ka patur edhe vështirësi në gjetje të sasive të duhura të detergjentëve dhe kjo edhe për faktin se vendet europiane të njohura për prodhimet në këtë sektor nuk kanë qenë të interesuara që të shesin me shumicë për tregun e jashtëm pasi rritja e kërkesës në tregun e brendshëm dhe shpërndarja dhe shitja përmes distributorëve të tyre në tregjet e brendshme kryesisht me pakicë, rriti çmimin dhe zvogëloi dëshirën që të kishte eksporte të jashtme. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME