Categories Lajme

I përdhunoi të bijën, lirohet nga burgu babai që e bëri shokun e tij të gërmojë varrin e tij e të vriste veten

Një baba që detyroi mikun e tij më të mirë të vriste veten është liruar nga burgu pasi kreu vetëm gjashtë muaj nga një dënim prej 18 muajsh.

Vyacheslav (Slava) Matrosov, 35 vjeç nga Rusia, u burgos për 18 muaj pasi zbuloi se miku i tij kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij.

Më pas ai e detyroi abuzuesin seksual të fëmijës, Oleg Sviridov, 32 vjeç, të gërmonte varrin e tij në një pyll dhe më pas të vriste veten.

Dyshja patën një përleshje, e cila përfundoi me Matrosov që varrosi kufomën e shokut të tij në një varr të pashënuar.

Sviridov kishte abuzuar vazhdimisht seksualisht me vajzën e Matrosovit, e cila në atë kohë ishte vetëm gjashtë vjeçe.

Pasi ka dalë para kohe nga burgu, babai ka festuar duke postuar në rrjetet sociale një foto me gruan e tij Natalya, 35 vjeç, së bashku me fjalët: “Shtëpi. Shumë dashuri.”

Matrosov fillimisht u mbajt nën dyshimin për vrasje, por kjo shkaktoi një protestë publike në Rusi.

Në prill, ai u dënua për “nxitje” të mikut të tij “në vetëvrasje” nga Gjykata Krasnoglinsky në Samara dhe u dënua me 18 muaj në një koloni penale ruse të regjimit të rreptë, por tani ky afat është shkurtuar, duke cuar në lirimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME