Categories Lajme

I përfshirë në korrupsion, SHBA shpall ‘non grata’ gjyqtarin bullgar, i pari rast për Bullgarinë

Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara gjykatësit bullgar Andon Milatov, për shkak të përfshirjen në korrupsion. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në vendimin e tij se “në cilësinë e tij zyrtare, Mitalov ishte i përfshirë në akte korrupsioni, që dëmtuan sundimin e ligjit dhe komprometuan rëndë pavarësinë e institucioneve demokratike në Bullgari”. Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia transmetojë privatisht zyrtarit në fjalë dhe familjes së ngushtë. Përveç, gjykatësit, vendimi përfshinë edhe bashkëshorten e tij Kornelia Stoykova-Mitalova dhe të bijën, Gergana Mitalova. Ky është rasti i parë që lidhet me Bullgarinë dhe riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Bullgari dhe në botë, thuhet në njoftim. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Bullgarisë në luftën e tyre kundër korrupsionit. Departamenti i Shtetit, thuhet në vendim, do të shfrytëzojë mundësitë e tij për të nxitur përgjegjshmërinë për të korruptuarit në rajon dhe në botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME