Categories Covid-19

I prekur me covid, Skënder Gega dërgohet në Turqi me urgjencë

Skënder Gega, trajneri i Kukësit, i infektuar prej më shumë se 10 ditësh me COVID-19, është nisur drejt Turqisë me urgjencë për shkak të problemeve shëndetësore. Ky është lajmi që raportohet nga klubi i Kukësit ditën e sotme. Gega kishte pasur temperaturë gjatë gjithë kësaj periudhe, edhe për shkak të një infeksioni në mushkëri. Para kësaj gjendjeje është vendosur që Gega të dërgohet drejt Turqisë, ku mjekët do të bëjnë maksimumin që gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.

“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, njofton klubi verilindor. Te Kukësi janë edhe tre pjesëtarë të klubit të infektuar. Bëhet fjalë për futbollistët Cooper dhe Hetemaj, si dhe për zëdhënësin e shtypit, Erjon Allaraj. Gjendja e tyre është e mirë dhe presin testin e radhës për të dalë negativë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME