Categories Lajme

I premtoi ndryshimin e Vlorës 8 vite më parë, Rama me 18-vjeçaren: Sot një realitet i transformuar

Kryeministri Edi Rama e hapi takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Vlorë me Kiarën, 18-vjeçaren, e cila voton për herë të parë.

Tetë vite më parë, kur Kiara ishte 10 vjeç, Kryeministri Rama i premtoi ndryshimin rrënjësor të Vlorës.

Në një video të shfaqur në monitor të filmuar 9 vite më parë shfaqet Kryeministri Rama ku ishte shprehur se, “dita e parë pas fushatës që unë flas me ju drejtpërdrejt dhe është dita për t’u thënë se kur Kiara të bëhet 18 vjeç dhe të votojë për herë të parë ne do e kemi ndryshuar rrënjësisht Vlorën, Vlora do të jetë krejt ndryshe”.

Pas shfaqjes së videos Rama tha se, “ajo goca e vogël është kjo vajza e gjatë dhe unë besoj se çfarë i thashë kur ishte e vogël atje, pasi ju më dhatë besimin, sot është përpara syve të Kiarës një realitet i transformuar”.

Kiara në fjalën e saj u shpreh se “çfarë është bërë në Vlorë nuk ka nevojë për fjalë, gjithçka mund të shikohet. Si fillim në vendin ku jam unë 5 ditë të javës është shkolla ime, gjimnazi “Ali Demi”. Në shkollën time janë bërë shumë rikonstruksione si në çdo gjimnaz tjetër në Vlorë. Janë bërë shumë premtime si ai i “100 fshatrave”, si rruga e Lumit të Vlorës në Kuç. Kuçi është fshati nga jam unë dhe rruga e tij është bërë aq e bukur për ta parë. Kemi Lungomaren e bukur që ka nxjerrë në dritë Vlorën, kemi fushat sportive ku të gjithë mund të shkojmë falas”.

“Të gjithë kemi sy për të parë se çfarë është në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë nga Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste. Të gjithë do ta votojmë në 25 prill”, – tha Kiara.

Kryeministri Rama u shpreh se, “Kuçi nuk është vetëm histori, Kuçi sot është një destinacion që do të bëhet gjithmonë e më shumë i njohur si një mrekulli për t’u parë dhe shijuar nga turistët, vizitorët, udhëtarët, sepse ajo rruga e Lumit të Vlorës me të cilën u lindën, u rritën e u plakën dhe u ndanë nga kjo botë e nuk e panë, sot është aty gati për t’u shpalosur shqiptarëve një nga zonat më të bukura të Shqipërisë”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME