Categories Lajme

I qëlluar me armë në këmbë: Identifikohet i riu që u gjet i pajetë në Krujë, familjarët e panë në një kanal afër rrugës

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi mëngjesin e sotëm Fushë-Krujën, ku 34 vjeçari, Indrit Ndoj u gjet i pajetë në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha”.

Ishin familjarët ata të cilët teksa ishin duke shkuar për në punë gjetën trupin e të riut të hedhur në një kanal anash rrugës.

Në deklaratën e dhënë për policinë ata kanë bërë me dije se nuk kanë hasmëri me askënd dhe se dyshojnë se 34 vjeçari është vrarë diku tjetër pasi në vendin ku gjetën trupin  nuk ndodhej biçikleta me të cilën Indrit Ndoj udhëtonte gjithmonë.

“Indriti mund të jetë vrarë diku tjetër pasi nuk ka biçikletën me të cilën udhëtonte gjithmonë”, mësoeht të jetë thënë nga familjarët në polici.

Ndërkohë, Indrit Ndoj rezulton të jetë një emër i njohur për policinë pasi në 19 shtator të viti të kaluar ai u arrestua teksa ishte duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm.

Kujtojmë se trupi i pajetë i të riut u gjet mëngjesin e sotëm me një plagë në këmbë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME