Categories Lajme

I riu humbi jetën në aksident, e afërmja: E kishte parandjerë, më tha pashë ëndërr…

Agim Hoxha është 16-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në fshatin Belishovë të Ballshit për shkak të një aksidenti automobilistik. Ai së bashku me një shok, 18-vjeçarin Lion Ahmetaj, u përplasën me makinën e drejtuar nga 34-vjeçari Emiljo Skënderaj.

Një banore e fshatit, e cila punonte si kuzhiniere te lokali që Hoxha punonte kamarier, u shpreh se ai e kishte parandjerë se do të ndodhte diçka e keqe, pasi i kishte kërkuar asaj që të shkonin në një vend të mirë.

“Unë jam kuzhiniere tek Gjanica. Ai dje pasdite ka ardhur tek shtëpia ime, më tha mua ‘nuk jam mirë, do vemi në një vend të mirë’. I thashë tek cili vend i mirë. Më tha ‘do vemi në Drenie se unë nuk jam mirë’. ‘Kam parë ëndërr’ tha. Unë i thashë nuk e di mirë se jetoj në Fier, megjithatë di një teqe këtej që e ka ngritur xhaxhi Agroni, megjithatë do pyesim i thashë. ‘Unë nuk jam mirë’ tha, ‘unë kur kam pasur babin në burg, kam vajtur në Drenovë kam ndezur një qiri dhe babi më doli për tre ditë’. Na ka prekur shumë si kolektiv, nuk harrojmë”, tha gruaja.

Ajo gjithashtu tha se edhe bashkëshorti i saj ka humbur jetën në një aksident automobilistik, dhe u shpreh se Hoxha ishte djal i shkathët dhe shumë punëtor. Gruaja tha se i gjithë fshati është i trishtuar për humbjen e jetës së 16-vjeçarit, pasi të gjithë e donin atë.

“Unë sot në mëngjes e kam marrë vesh. Ndeza një qiri për shpirtin e atij çunit, për shpirtin e atij 16-vjeçari se kam fëmijë vetë, ma ka lënë burri çunin 10 muajsh. Është vrarë shpejt burri im këtu, ka 30 vjet. Aksident në makinë. Ishte fati. Prandaj erdha. E kishte ndjerë situatën djali për atë Zot, o Zot se kemi mbajtur Ramazan, ç’bëri ai djalë. Ishte djalë i shkathët, nuk e prishte njëherë gojën, të gjithë e donin në kolektiv, në punë. Të gjithë e urdhëronim ne atë, e donim shumë. I thosha do të rrisim, do të martojmë, do të bëjmë dhëndër. E puthja nga zverku se nga korona. Na është dhimbsur shumë, po qan i gjithë fshati, gjithë kolektivi. Çunat e sportit nuk hëngrën bukë sot në mëngjes, të gjithë po qanin”, tregoi gruaja.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur “Ura e Ballshit”, ku një makinë tip ‘Ford’ e drejtuar nga Emiljo Skënderaj ka përplasur një motor, në të cilin ishin 16-vjeçari Agim Hoxha dhe shoku i tij Lion Ahmetaj. Hoxha humbi jetën në vend, ndërkohë që Ahmetaj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME