Categories Lajme

I riu me “X5” fluturon me 200 km/h, arrestohen 10 shoferë, gjobiten mbi 2300 të tjerë

10 shoferë janë arrestuar nga policia rrugore, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 36 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.Nga kontrollet policia rrugore sqaron se shtetasi H. H. nga Kosova u konstatua duke drejtuar mjetin me 200 km/h, në Tiranë-Elbasan, ndaj të cilit u morën masat e parashikuara në Kodin Rrugor. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2369 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njoftimi i policisë:  Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia rrugore e Tiranës, në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan janë konstatuar shpejtësi nga 166 km/h deri në 200 km/h. Dy drejtues mjetesh nga Maqedonia e Veriut, shtetasit A. H. dhe E. Sh. u konstatuan duke qarkulluar me mjetet e tyre me shpejtësi 166 km/h, ndërsa shtetasi H. H. nga Kosova u konstatua duke drejtuar mjetin me 200 km/h, në Tiranë-Elbasan.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar shtetasi A. M., nga Tirana, rezident në Gjermani, duke drejtuar metin me 186 km/h.

Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje rrugore, pasi në Laprakë, drejtuesi i një mjeti tip “Audi”, shtetasi G. S., 21 vjeç, kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetë e këmbësorëve.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar menjëherë dhe në sheshin “Karl Topia” kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin që kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, 21-vjeçari rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

Menjëherë është bërë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është ndëshkuar me 20.000 lekë të rinj, për manovrat e rrezikshme në rruge. Gjithashtu është ndëshkuar me 100.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj, pronari i mjetit “Audi”, pasi ia kishte besuar mjetin 21-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital dhe në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative dhjetëra drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara e të rrezikshme apo xhirime gomash në rrugë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 36 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2369 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, për parakalime të gabuar, si dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. #MosUbejStatistike #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPerSigurineTuaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME